SALEP m.

  • 1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të gjata, të mbështjella rreth kërcellit, me lule të mbledhura si kalli dhe me zhardhok të nëndheshëm, që përdoret për të përgatitur një pije dhe në mjekësi. Bima e salepit. Zhardhoku i salepit.
  • 2. edhe ~Ë, ~ËT. Pije e ngrohtë si lëng i trashë, e përgatitur nga zhardhokët e bluar të kësaj bime të zier me ujë e me sheqer; një sasi e kësaj pijeje, sa nxë një filxhan çaji. Salep i ngrohtë (i ëmbël). Salep me kanellë. Piu një salep. Bën (shet) salep.
  NODES