sheqer
Shqip
redaktoniEmër
redaktonisheqer m.
- Lëndë e ëmbël në trajtë kristalesh të vogla të bardha e të tretshme lehtë në ujë, që nxirret nga një lloj panxhari ose nga një lloj kallami dhe që përdoret si ushqim. Sheqer pluhur (petë, kokërr). Prodhime sheqeri. Panxhar sheqeri. Kallam sheqeri. Fabrikë sheqeri. Prodhimi i sheqerit. Përqindja e sheqerit. Çaj me sheqer. I hedh (i shtie) sheqer diçkaje. Krip diçka me sheqer. Ka shumë sheqer. I ëmbël si sheqeri.
- Lëndë organike e ëmbël, që gjendet në nektarin e luleve, në tulin e frutave etj. Sheqeri i frutave ( rrushit, i mjaltit, i qumështit). Kumbull sheqeri një lloj kumbulle që bën kokrra të rrumbullakëta, të verdha e shumë të ëmbla.
- E lyen me sheqer diçka përpiqet ta fshehë thelbin e keq të diçkaje, duke përdorur fjalë të ëmbla e mënyra joshëse. Plumb me sheqer iron. helm i sheqerosur, thikë pas shpine. Nuk ra sheqeri në ujë! iron. nuk ndodhi ndonjë e keqe e pandreqshme, nuk u bë hataja, nuk u prish bota! Është sheqer i gjallë dikush është shumë i dashur e fjalëmirë me të tjerët, është shumë gojëmbël. Është top sheqeri është e shëndetshme, e bardhë dhe e bukur (për vajzat). E ha (e merr) shapin për sheqer shih te SHAP,~I. E ka gojën sheqer është gojëmbël. E ka mjaltë e sheqer (mjaltë e qumësht, mjaltë e gjalpë) me dikë shih te MJALT/Ë,~I. Ndaj shapin nga sheqeri shih te SHAP,~I. Nxjerr (lëshon, derdh) mjaltë (sheqer) nga goja shih te MJALT/Ë,~I. Kallam sheqeri bot. shih te KALLAM,~I. Sëmundja e sheqerit mjek. sëmundje e shkaktuar nga tepria e glukozës në gjak; diabet.