sido
SIDO ndajf.
- Në mënyrë fare të rëndomtë; ashtu si të vijë, sidokudo (përdoret edhe e ndjekur nga lidhëza «që» si fjalë lidhëse). I veshur sido. Shkruan (flet) sido. S'janë nga ata që punojnë sido.
- Sido që përdoret për të lidhur një fjali lejore me fjalinë kryesore p.sh.: Sido që ishte shumë i zënë, e pranoi edhe punën tjetër. Sido që armiku ishte më i armatosur, partizanët e shpartalluan.