simbol m.

  1. Shkronjë ose shenjë e caktuar, që përdoret në mënyrë konvencionale për të paraqitur një element, një madhësi të caktuar, një njësi matjeje, një veprim etj. Simbolet e matematikës. Simbolet e elementeve kimike. Simboli i hidrogjenit është H.
  2. Send, qenie, dukuri a veprim, që është zgjedhur nga tradita shoqërore sipas disa tipareve të veçanta për të paraqitur në mënyrë të kapshme një mendim, një ide, një ndjenjë etj.; mishërimi i një ideje a i një ndjenje. Simbol i besimit (i dashurisë, i nderimit).
  3. let. Figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit, që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj. Përdorimi me vend (me masë) i simboleve.
  4. Shembull i lartë për t'u ndjekur. Simbol i punës vetëmohuese. Simbol i qëndresës (i heroizmit). Është bërë simbol.
  NODES
Done 1
eth 3