SPARTAN m. hist.

  • Banor i lirë i qytetit-shtet skllavopronar të Spartës në Greqinë e lashtë, qytetarët e të cilit stërviteshin me disiplinë të rreptë për të duruar kushte të vështira jetese. Luftërat e spartanëve kundër athinasve. Jetë spartani. Qëndruan si spartanë.

SPARTAN mb.

  • 1. hist. Që lidhej me Spartën e lashtë ose me spartanët; që ishte karakteristik për Spartën ose për spartanët, i Spartës ose i spartanëve, që është krijuar nga spartanët. Ushtria spartane. Anijet spartane.
  • 2. fig. Që shquhet për qëndrueshmëri në vështirësi e në rrethana të rënda, që bën jetë të ashpër. Qëndrim spartan. Jetë spartane. Edukatë spartane.
  NODES
languages 1
os 3