taraf m. bised.

  1. Ana e njerëzve të një fisi, të një lagjeje etj., grup miqsh e shokësh të afërt; grup njerëzish me mendime, me qëllime dhe me interesa të përbashkëta, parti; keq. grup njerëzish që janë lidhur ndërmjet tyre me miqësi të sëmurë e që i mbajnë anën njëri-tjetrit për çdo gjë. Tarafi ynë. Tarafi i nuses (i dhëndrit). Fryma e tarafit. keq. Shpirti i tarafit. keq. Njerëz të një tarafi. Njeri me taraf njeri që ka shumë shokë e miq, që e ndihmojnë e i mbajnë anën. Lufta kundër tarafeve. Është taraf i dikujt. Është nga tarafi tjetër. Ka taraf të madh ka shumë shokë, miq e të afërm; ka shumë përkrahës. U ndanë (u përçanë) në tarafe. U bë me tarafin e dikujt. S'pajtohet me tarafet. S'jemi për tarafet. Prej ç'tarafi je? Lidheshin taraf pas tarafi.
  NODES
Done 1
eth 2