teatër m.

  1. Lloj i artit dramatik paraqitja e veprave letrare ose e pjesëve dramatike në skenë nëpërmjet aktorëve; fusha e kësaj veprimtarie artistike. Teatri dramatik. Teatri kombëtar (popullor). Teatri antik. Historia e teatrit shqiptar.
  2. Shfaqje e një vepre a e një pjese dramatike, luajtja e saj nga aktorët; punonjës që merren me përgatitjen dhe me dhënien e shfaqjeve të tilla; institucioni që merret me këtë punë; ndërtesa e këtij institucioni. Teatër veror (i mbyllur). Trupa e teatrit. Aktorët e teatrit. Regjisori i teatrit. Drejtori i teatrit. Teatër me shumë vende. Ishim në teatër. Shkon rregullisht (shpesh) në teatër.
  3. fig. Vend ku zhvillohen veprimet luftarake a veprime të tjera, arenë. Teatri i luftës (i luftimeve). Teatri i ngjarjeve.
  • Luan teatër me dikë shih te LUAJ.
  NODES
languages 1
os 2