teh
TEH m.
- 1. Ana e mprehtë e një vegle, e një përdorëseje, e një arme etj., me të cilën presim diçka; presa e thikës, e shpatës, e sëpatës, e kosës etj.; buzë e hollë e një sendi. Teh i mprehtë (i hollë). Tehu i briskut (i bajonetës). I mprehtë si teh.
- 2. fig. Vëmendja kryesore, interesimi më i madh; pikësynimi kryesor; goditja kryesore, më e fortë; ana më e rëndësishme e më e mprehtë e diçkaje. Tehu kryesor. Tehu i luftës (i kritikës). Ta drejtojmë tehun kundër burokratizmit dhe liberalizmit. E mban të mprehtë tehun.
- I pret me dy tehe dikujt i shkon fjala, ka shumë fuqi, i pret shpata nga të dy anët. Është sëpatë me dy tehe (me dy presa) dikush shih te SËPAT/Ë, ~A. Është thikë (presë) me dy presa (tehe) shih te THIK/Ë, ~A. Është (qëndron) në teh (në presë) të thikës (të briskut, të shpatës) është në një gjendje kur vendoset përfundimisht fati i dikujt a i diçkaje; vetëm qimja e ndan.