TEPROJ kal.

  • 1. Kaloj masën e duhur, kapërcej kufijtë e nevojshëm a të zakonshëm, me sjellje, me veprime, me fjalë etj.; gaboj, e shkel se nuk ruaj masën e duhur. E teproi me guximin (me shakatë, me fyerjet). E tepron me fëmijët. E teproi në të pirë. E teprove tashti! E teprojmë nganjëherë. Çfarë të bësh ta bëjnë dhe ta teprojnë. fj. u. atë që ua bën të tjerëve, ata ta bëjnë ty madje në një masë më të madhe; ç'të bësh do ta bëjnë edhe më keq. Pa e tepruar mund të them se... Nuk e teprojmë, po të themi që...
  • 2. jokal. vet. veta III. Mbetet i tepërt; mbetet si tepricë nga një shumë, nga një sasi, nga një masë, nga një tërësi etj.; del si tepricë ose si mbeturinë e diçkaje. Teproi buka (gjella). Tepruan ca mollë. Teproi një lëndë (një lëng) në fund. Del dhe tepron. Ka tepruar vend. I tepruan paratë. Tepruan shumë. S'më tepron kohë s'më mbetet kohë për diçka, s'kam nge për diçka. S'teproi gjë.
  • Po s'doli, do të teprojë shaka, të rregullohemi me atë që kemi, të mos kërkojmë tjetër gjë kur s'ka.
  NODES