titull
Shqip
redaktoniTitull m.sh. -
- hist. Emër nderi, që mbanin pronarët e mëdhenj feudalë; sipas pronës a fisit. Titull i trashëgueshëm. Titulli baron (kont, dukë, markez).
- Emërtim që i jepet një punonjësi shkencor a mësimor ose një specialisti të lartë të prodhimit, që ka një gradë shkencore, ka, një veprimtari të pasur në punën shkencore e pedagogjike, udhëheq punën e specialistëve të rinj dhe ka botuar punime shkencore. Titulli «profesor», («docent», «bashkëpunëtor i vjetër shkencor»).
- Emërtim nderi, që i jepet një njeriu, një institucioni, një ndërmarrjeje, një organizate shtetërore a shoqërore për punë vetëmohuese në një lëmë të caktuar të jetës, për merita të veçanta dhe për dobinë e madhe që i ka sjellë shtetit e shoqërisë. Titull nderi. Titulli "Hero i Popullit". Dhënia e titujve. Mori (fitoi) titullin "Mjeshtër i sportit".
- Shkrim i shkurtër a mbishkrim në kapakun e një vepre letrare, shkencore, muzikore, në krye të një gazete, të një artikulli, të një vjershe, të një punimi, të një filmi etj., që tregon shkurt për çfarë flitet në të, që shërben si emër për të etj. Titull i gjatë (i shkurtër). Titulli i romanit (i librit, i punimit). Titujt e gazetës. Titulli i poezisë. Titull me shkronja të zeza (të mëdha). I vuri titullin.
- drejt., vjet; Dokument që vërteton të drejtën e zotërimit a të pronësisë të një malli nga ana e dikujt. Titull zotërimi. Titull prone.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0