TROKAS jokal.

  • 1. I bie derës, dritares etj., zakonisht me gisht, për të lajmëruar se dua të hyj brenda ose që dikush duhet të ma hapë. Trokiti në derë (në dritare). Trokas me dorë (me gisht). Trokas fort (lehtë, ngadalë). Hyri pa trokitur.
  • 2. kal. Përpjek lehtë gishtin, dorën a diçka tjetër pas një sendi të fortë; përplas; godas. Trokiste gishtat në tryezë. Trokasim gotat. Trokitën duart.
  • 3. vet. veta III. Nxjerr një tingull a një zë të prerë kur goditet; lëshon një zë a një zhurmë, tingëllon. Troket porta. Trokasin lugët (enët). Trokiste makina e shkrimit.
  • 4. vet. veta III. Rreh. Më troket zemra fort. Më trokasin tëmthat.
  • 5. vet. veta III fig. Vjen më afër në tokë, është te pragu, mbetet pak kohë përpara fillimit a përfundimit të diçkaje, afron; arrin. Dimri erdhi, po troket. Fitorja po na trokiste. Viti i ri shkollor trokiti. Pranvera ende s'ka trokitur sivjet.
  • 6. vet. veta III fig. Tingëllon. Më trokasin në kokë disa vargje të Çajupit. Më troket në vesh.
  • 7. kal. fig. Ja them copë, ia përplas. Ia trokiti të gjitha.
  • I trokas në derë dikujt shih te DERË, ~ A. Troket në derë diçka është fare afër, thuajse ka ardhur. Troket në derë (në portë) të hapur shih te HAPUR (i,e). Troket në derë (në portën) e shurdhit shih te SHURDH, ~I. Po troket në derën tënde iron. shih te DER/Ë, ~A.
  NODES
languages 1
os 1