TYMOS kal.

  • 1. Bëj me tym, mbush me tym; nxij me tym. Tymosi dhomën (shtëpinë). I tymosi perdet. E tymosi tavanin.
  • 2. E lë një kohë të gjatë mbi tym, e thaj në tym për ta ruajtur për një kohë të gjatë (mishin, peshkun etj.). Tymos mishin (peshkun). Tymos vezët e peshkut.
  • 3. edhe jokal. Pi duhan. Tymoste rrugës.
  • 4. jokal. shih TYMOJ 2.
  NODES
eth 2