urith
URITH m. zool.
- 1. Kafshë e vogël gjitare, me turi të zgjatur me këmbët e para si lopatë, me sy shumë të vegjël e me qime të dendura e të ndritshme, që jeton nën tokë e gërmon dheun dhe që ushqehet me kandrra. Urithi i tokës. Vrimë urithi. Gërmon si urith. I ka sytë si të urithit nuk sheh mirë.
- 2. fig. shar. Njeri me trup shumë të vogël; mistrec. Ik more urith!
- Plug urith shih te PLUG,~U 1.